Pretenca për “Gërdecin”, prokurorët s’janë gati!

Në seancën e nisur rreth orës 10:00, pala akuzuese tha se nuk e kishte përgatitur ende dosjen dhe për këtë arsye kërkoi edhe dy javë të tjera kohë.
“Nuk kemi bërë gati konkluzionet përfundimtare. Për shkak të rëndësisë dhe volumit të çështjes, kërkojmë edhe dy javë kohë”, thanë prokurorët në seancë. Përballë kësaj situate, trupi gjykues ka vendosur që të shtyjë seancën.
Në seancën e sotme, avokati i Mihal Delijorgjit ka kërkuar rishqyrtimin e procesit gjykues, kërkesë e cila është refuzuar nga togat e zeza.
Pas më shumë se dy vitesh procesesh gjyqësore, gjyqi për tragjedinë e Gërdecit po shkon drejt fundit, ku pritet të jepet aktakuza për rreth 29 persona, midis tyre ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues të kompanisë së demontimit të armëve. /Start/
2011-10-03 11:00