Tiranë, pastrohen 16 trotuare
Kështu është realizuar ndërhyrja në rrugët Bulevardi “Bajram Curri”, Rrg “Ali Demi”, “Mihal Grameno”, “Luigj Gurakuqi”, “Rrg e Dibrës”, “Rrg e Barrikadave”, Sheshi “Avni Rustemi”, Rrg “Vëllezerit Huta”, Rrg “Fadil Rama”, “Arkitekt Kasemi”, “Vexhi Buharan”, “Tefta Tashko”, Bulevardi “Marsel Kashen”, Bulevardi “Zhan Dark”, Rrg “Hoxha Tasim” si dhe Rr “Johan Fon Han”.
Në 48 orët e para të ndërhyrjes që lidhen me faqën e parë të lirimit të trotuarëve, është bërë e mundur largimi i mbi 500 vazove prej betoni dhe plastike që bllokonin kalimin e qytetarëve. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë hequr dhjetra metra linearë kangjella metalike që kishin rrethuar në mënyrë të paligjshme pronën e përbashkët si dhe janë liruar dhjetra vendparkime së bashku me tabelat e reklamimit të vendosura në trotuar. Punonjësit e kontrollit të territorit kanë vendosur edhe disa gjoba financiare ndaj subjekteve që kishin bërë ndërhyrje në infrastrukturë.
Këto ndërhyrje i përkasin fazës së parë të punës së Policisë Bashkiake, sipas një plani të mirëpërcaktuar. Në fazat e ditëve në vijim do të zbatohet plani për lirimin e trotuarëve edhe nga tavolinat e bareve, shitësve ambulantë apo përdorimit të hapësirës publike në mënyrë jo të ndershme nga subjektet private. Policia Bashkiake apelon për mirëkuptim të qytetarëve dhe pronarëve të subjekteve që të respektojnë ligjin dhe të t’i binden kërkesave të tij për të liruar hapësirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve. /Start/
2011-10-03 13:52