Rama: Pa pranuar paktin 10-sh nuk ka integrim

Gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, Rama tha se pa pranuar këtë pakt, nuk mund të ketë integrim të vendit.
"Berisha nuk iu përgjigj pyetjeve tona, por zaptoi foltoren dhe mbajti një fjalim me përralla e marrëzira, ne synimin e vetëm: të ofendojë opozitën. Ndërkohë ne, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga pala tjetër për ofertën tonë me 10 pika për paktin kombëtar. U kemi shtrirë dorën për të shmangur një shuplakë tjetër nga Evropa dhe kemi marrë si përgjigje shpifje banale e personale, asgjë për paktin", tha Rama.
“Sidoqoftë ne këmbëngulim që të kemi publikisht një qëndrim zyrtar të qeverisë. Qeveria duhet të shprehë nëse e do apo jo paktin e opozitës. Do apo s`do kjo shumicë parlamentare për të rimëkëmbur shtetin duke garantuar një proces politik evropian. Të na thonë qartë që çfarë duan të rishohin në këtë pakt. Të na thonë nëse duan të shtojmë diçka në këtë pakt”, shtoi ai.
Kreu socialist ftoi Berishën që të propozojë ndonjë pakt. "Nëse kryeministri ka një kundërofertë është i ftuar ta paraqesë dhe ne do ta shohim me vëmendje, nëse i adreson më mirë se oferta jonë, ekzigjencat e BE-së", tha Rama. /Start/
2011-10-03 13:05