Pretendimet e prokurorise Financat Pjeserisht te drejta
Ministria e Financave pranon pjeserisht pretendimet e Prokurorise se Pergjithshme lidhur me projektbuxhetin per vitin 2011. Perfaqesuesit e Prokurorise se Pergjithshme kane kerkuar 40 punonjes me shume si dhe ruajtjen e objekteve me Policine e Shtetit. Drejtori Ekonomik Luan Abazi argumentoi se te gjitha kerkesat jane te bazuara ne ligj. Kemi kerkuar 11 ndihmes ligjore. Keta ndihmes do ti sherbejne punes se prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme. Duhet te kishte nje prokuror nje ndihmes por duke u nisur nga rrethanat kemi kerkuar 1 ndihmes per 2 prokurore. Po keshtu kemi kerkuar 3 eksperte te fushave te ndryshme kryesisht eksperte kontabel ne drejtim te krimit ekonomik pastrimit te parave eksperte te IT dhe eksperte autoteknike 4 perkthyes te gjuheve te ndryshme. Nevojitet plotesimi me strukture organike te task-forces 11 prokurore dhe 6 oficere te Policise Gjyqesore - tha Abazi. Shefja e Buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi tha se jane njohur me keto pretendime dhe eshte rene dakord per 4 perkthyesit qe deri tani kane qene me kontrate te perkohshme per 3 eksperte dhe 3 informaticiene. Lidhur me rritjen e numrit te prokuroreve ajo kerkoi ndihmen e Komisionit te Ligjeve. Perfaqesuesi i prokurorise argumentoi se numri i ceshtjeve ne vit shkon 23-25 mije nderkohe qe jane 15 prokurore qe duhet te kontrollojne gjithe vendin. Por keto argumente jane hedhur poshte nga kreu i Ligjeve Ilir Rusmali i cili deklaroi se ngarkesa vjen per shkak te zvarritjes se ceshtjeve per muaj me radhe. Pas diskutimeve u ra dakord per shtimin e 5 prokuroreve ndersa mbetet i hapur pretendimi per ruajtjen e objekteve nga Policia e Shtetit per sa kohe qe vijon diskutimi per vendimin e qeverise qe percakton se objektet duhet te ruhen me polici private.