E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preteni kërkon sërish shkarkimin e Ejup Qerimit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka kërkuar dje nga bordi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), shkarkimin nga detyra të kryeshefit ekzekutiv të PTK-së Ejup Qerimit, pasi që, sipas tyre, ky i fundit është gjetur në konflikt interesi duke mbajtur dy pozita atë të kryeshefit të PTK-së, si dhe atë të anëtarit të Bordit në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK).

Në letrën që i ka dërguar drejtori i AKK-së, Hasan Preteni Bordit të PTK-së thuhet se Agjencia që ai drejton ka kërkuar nga Bordi i drejtoreve të PTK-së kërkesën për fillimin e procedurës së shkarkimit të kryeshefit, Ejup Qerimi.

“Agjencia kundër Korrupsionit i adresojë sot kërkesën e ripërsëritur Bordit të PTK-së për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni pasi që është gjetur në konflikt të interesit si rrjedhojë e mbajtjes së dy pozitave të larta publike, pasi një gjë e tillë është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet ne ketë vendim.

Siç dihet AKK i pati adresuar kërkesën Bordit të PTK- së edhe më 26 korrik 2012, në ndërkohë që Gjykata Komunale për Kundërvajtjeje në Prishtinë, pati shqiptuar një gjobë ndaj tij si rrjedhojë e mos zbatimit të vendimit të AKK-së. Pas ankesës së Qerimi në shkallën e dytë të kësaj gjykate edhe kjo e fundit ka marr aktvendim vërtetues të aktvendimit të shkallës së parë./Indekonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›