Prezantohen Reno dhe Uilliams
Ditë e ngjeshur ajo e djeshmja në cirkuitin e Portimaos. Përveç testit të skuadrave të F.1, Renaulti (Reno)dhe Uilliams kanë përfituar nga transferta për të prezantuar makinat e tyre për Botërorin 2009. Objektivi i të dyjave është që të konkurrojnë dy favoritët Ferrarin dhe MekLarrenin, të cilat i kanë zbuluar makinat e tyre javën e kaluar. Mes të dyjave është sigurisht Renaulti ajo që ka mundësinë për t‘i sfiduar. "R29" prezantohet me kombinimin e të ngjyrave të ndryshme: Me më shumë të verdhë në pjesën e pasme, kombinuar dhe me ngjyrë të kuqe. R29, ndër të tjera, karakterizohet nga mbulesa e motorit, ku krahu ka formën e peshkaqenit, gjë që është përdorur nga skuadra edhe në pjesën më të madhe të 2008-ës. Edhe Renoja e re i është përshtatur rregullave të reja. kanë bërë foton e zakonshme dhe më pas ka dalë menjëherë në pistë për të filluar sesionin e testeve, ku merrnin pjesë MekLaren, Uilliams, Toro Rosso e Toyota. Në përfundim të ditës, Renoja kishte programuar edhe një konferencë shtypi me drejtues dhe pilotë. Ndërsa Uilliams ka prezantuar "FË31". Skuadra beson te kjo makinë e re, duke synuar të lërë pas sezonin zhgënjyes 2008 dhe prandaj janë përqendruar në projektin e ri përpara shumë rivalëve. Ndër të tjera, Uilliams ka vendosur të prodhojë të njëjtat pjesë të sistemit të rikuperimit të energjive. Makinën e re do ta provojë shoferi i testeve Niko Hulkenberg, një zbulim i vitit të kaluar në F.3. Prezantimi i makinës së kompletuar mendohet se do të bëhet në muajin shkurt.