Prezantohet Tevez: Dua Champions League me Juven
Nuk më tremb trashëgimia e fanellës me numër 10. Kam respekt për Del Pieron
Carlitos Tevez prezantohet: asnjë frikë nga mikrofonët, blloqet e shënimit, kamerat dhe aq më pak nga numri 10 që do të mbajë mbi shpatulla. Sulmuesi i ri i Juventusit e ka nisur konferencën e parë për shtyp duke folur përse zgjodhi bardhezinjtë, fanellën me numër 10, mikpritjen që i ofruan tifozët e Juventusit dhe kontaktet e tij me Gallianin.
Numri 10, Del Piero dhe Galliani
Fillimisht dua të falenderoj Juventusin për sforcot që bëri për të më marrë por edhe Manchester Cityn për vitet e bukura që kalova atje. Juventusi është një skuadër e madhe dhe ky është motive kryesor pse jam këtu, deklaroi ai. I pyetur për fanellën numër 10, Tevez deklaroi nuk më tremb trashëgimia e fanellës me numër 10 pasi këtë gjë e kam bërë edhe tek Boca Juniors ku mora atë të Diego Maradonës. Për Del Pieron kam shumë respekt sepse është një simbol i Juventusit. Është kënaqësi të vesh fanellën e tij. Lidhur me pritjen e tifozerisë ai deklaroi i lumtur se tifozeria italiane është e ngjashme me atë argjentinase ndaj nuk jam shumë i surprizuar megjithatë i falenderoj shumë për mikpritjen. I pyetur për deklaratën e bërë nga Galliani që Tevez nuk do ta tradhtonte atë, Tevez u përgjigj menjëherë: Dua ta sqaroj këtë ccështje. Nuk kam folur me Gallianin që nga viti i shkuar, e kam takuar 2 ose 3 herë në të gjithë jetën time. Nuk e di pse e ka thënë një gjë të tillë.
Loja
Më pas sulmuesi argjentinas foli për pozicioni e tij në fushë ku Juventusit i është shtuar edhe Llorente, futbollin italian, Pirlon dhe luftën që mund të ketë me Mario Balotellin për golashënuesin më të mirë të Serisë A. Nëse do të luaj së bashku me Llorenten atë do ta vendosë trajneri Conte me të cilin akoma nuk jam takuar. Besoj se gjatë grumbullimit parasezonal do të vendosim për pozicionin tim në fushë. Juventus është një nga skuadrat më të rëndësishme në botë, ndërsa futbolli italian është një nga më të fortit dhe më të bukur në qarkullim. Ishte një ëndërr e imja që një ditë të luaja në Itali. Do të jetë e lehtë të luash me Pirlon, më bëhet qejfi që do jem në skuadër me të, me Bufonin dhe me kampionët e tjerë. Vendimin për të ardhur këtu nuk e kam marrë kohët e fundit pasi që në 2011 Juventus më ka kërkuar. Nuk po mendoj për duelin me Balotellin pasi unë mendoj vetëm për skuadrën. Ajo është e para e më pas vijnë objektivët personal. Duke folur për objektivat sezonalë, argjentinasi foli shkurt dhe qartë: Dua Ligën e Kampioneve!