Kupa e konfederatave Spanja kalon ne finale

Nuk mjaftoi maksimumi i të kaltërve. Në finale do të luajë Spanja.
Kampionët e botës eleminuan Italinë në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, por vetëm pas gjuajtjeve të 11-metërshave dhe duke e pasur shumë të vështirë.
Skuadra e Çezare Prandelit nuk lejoi spanjollët që të luanin në pjesën e parë dhe i goditi me kundërsulme të rrufeshme.
Herë reflekset e Kasijasit dhe herë gabimet e italianëve bënë që të mos shënohej.
“Furitë e kuqe” rrezikuan pak, ndonëse Torres mund të kishte realizuar.
Pas pushimit, Spanja e ekuilibroi lojën, por nuk pati shkëlqimin e ndeshjeve të grupit.
Gjithsesi, kampionët e Europës nisën të tregonin përse janë të tillë. Fillimisht, Pedro iu afrua golit.
Më pas, Pike gaboi para portës, pas asistit të Navasit, njeriut që ndryshoi ndeshjen për spanjollët.
Në kohën shtesë, të kaltrit u bënë të gjallë dhe Xhakerini thuajse shënoi. Vetëm shtylla shpëtoi Kasijasin.
Iniesta, klas i lartë si gjithnjë, shërbeu Zhordi Albën, por që për fatin italian nuk shënoi dot.
Më tej, Bufon është me fat kur gjuajtjen e Ksavit e devijon në shtyllë.
Rastin e fundit e pati Navas, por Bufon nuk lejoi golin.
Tek penalltitë, pas 12 gjuajtjeve pa asnjë gabim, ishte Bonuçi që goditi jashtë. Pas kësaj, Navas vulosi kualifikimin e Spanjës që do të luajë për titull të dielën ndaj Brazilit.