E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osvaldo fut ne duel Atletikon e Madridit dhe Mancester Sitin

Pablo Daniel Osvaldo është sulmuesi që ka futur në duel Atletikon e Madridit dhe Mançester Sitin.
Futbollisti do të largohet nga Roma, pasi nuk ka marrëdhënie të mira në klubin italian, ndërsa për blerjen e tij mund të nevojiten mbi 20 milionë euro.
Atletiko, sipas lajmeve në media, është gati të japë 18 milionë euro, por edhe Siti nuk mbetet prapa.
Osvaldo, 27-vjeçar është një nga sulmuesit më të mirë të Serisë A, por ka një karakter problematik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›