E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet fondi për artistët e rinj

 Paraqitjen e projektit e bëri vetë ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, i cili u shpreh se edhe në fushën e artit pamor (GKA-së), përzgjedhja do të bëhet mbi punimet në pikturë të artistëve të rinj piktorë që do të paraqesin në konkursin “Penelata e re”, ku dhe do të vlerësohen më çmime.

 “Këto punime do të promovohen nëpërmjet ekspozitave që do të hapen në disa qytete të Shqipërisë përgjatë sezonit turistik si dhe botimit të katalogut më punimet më të mira pjesëmarrëse. Ndryshe nga vitet e kaluara në TKOBAP, do të atashohen të rinj në variabilitetet (vokale, koreografike, instrumentore), të cilët pas studimeve të tyre profesionale do të bëhen pjesë e trupave artistike, në varësi të kalendarit dhe produksioneve artistike të institucionit. Pranë TK, duke e konsideruar të suksesshëm projektin për të rinjtë në teatër, mendojmë se këtë vit hapësira e skenave  do të jetë më shumë në dispozicion të tyre”, tha ai.

Për Ministrinë e Kulturës, impakti kryesor i këtij projekti do të jetë ndikimi i drejtpërdrejtë në integrimin e artistëve të rinj në institucionet publike të artit duke e dhënë mundësinë për një karrierë në të ardhmen, mundësimi i konkurrencës së të rinjve më të mirë për zhvillimin e veprimtarive artistike si dhe rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve kombëtare të kulturës për krijimin e sa më shumë hapësirave në shërbim të artistëve të rinj. /Start/

                                                                                             2012-06-18 14:53
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›