E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra kthehet ne park lodrash kineze

Pema e dëshirave do të kontrollohet nga babagjyshi, dhuratat do t’i paketojë bashkia

Në rikonstruksion apo jo, ftohtë, shi apo dëborë, Bashkia e Tiranës do të mbajë llafin e dhënë e do të mbajë punonjësit në punë edhe pas mbarimit të orarit zyrtar. Konfirmimi vjen nga dikasteri i punëve vendore. Çdo ditë në qendër të Tiranës do të ketë aktivitete me lojëra, pritje të letrave e kartolinave të vogëlushëve nga plaku i Vitit të Ri, si dhe organizime të shumëllojshme për të gjithë fëmijët kryeqytetas.

Madje dëshirat e fëmijëve, për qytetin, zbukurimet apo dhuratat do të kujdesen veçanërisht për t’i plotësuar për sa kanë mundësi, personeli e kujdestarët e bashkisë, vendosur në dispozicion të fëmijëve që janë edhe shpirti i festës. Sipas Bashkisë së Tiranës, qendra e kryeqytetit deri në ditën e fundit të vitit, do të jetë në dispozicion të fëmijëve. Zbukurimet, lojërat, e gjithçka tjetër, të ardhura edhe nga Kina, janë bërë me qëllim për të argëtuar fëmijët. Pritej që këtë vit të kishte më shumë zbukurime në qytet, drita e llamba festive, por duke qenë se buxheti i zbukurimeve dhe dekorit të qytetit nuk u llokua si pasojë e mosmiratimit të buxhetit të Tiranës nga Këshilli Bashkiak, fëmijët duhet të kënaqen me pak. Madje t’i thonë faleminderit Kinës, veçanërisht Pekinit për gjithfarëlloj dekori që i ofroi kryeqytetit të Shqipërisë me rastin e festave.

“Metropoli i vendit, i veshur nën petkun festiv, përmes aktiviteteve, ngjyrave, dekorit festiv do të përcjellë edhe këtë vit te qytetarët atmosferën dhe ndjesitë njerëzore që përçon fundi i vitit, ku secili nga ne kërkon më shumë mirësi, dashuri, atë moment kur njerëzit i japin lamtumirën vitit të vjetër, për të pritur një vit të ri të mbushur me optimizëm, dëshira e shpresa të reja”, ka sqaruar Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, dy ditë më parë, në inaugurimin e dekorit të qendrës së qytetit kryebashkiaku Rama tha: “Ky vend do të jetë vendi i festimeve, vendi i fotografive të Vitit të Ri, vendi ku të gjithë fëmijët që do të dëshirojnë do të vijnë të shkruajnë dëshirën e tyre. Ne do t’i marrim e do t’i lexojmë një nga një të gjitha dëshirat që do të bëjmë  gjithçka mundemi për t’i realizuar gjatë vitit të ardhshëm ose për të biseduar bashkë me fëmijët se si ata mund t’i realizojnë ato dëshira, në rast se ata kërkojnë një kohë më të gjatë se një vit”.

Sakaq, për ta bërë atmosferën sa më festive, një pjesë e mirë e kryeqytetasve kanë kopjuar të gjithë europianët, duke vendosur drita, zbukurime, pleq të Vitit të Ri e detaje të tjera me rastin e festave të fundvitit. Pema tashmë është bwrw traditë nw familjet e shqiptarwve. Përsa i takon emrit, pema e Krishtlindjeve apo e Vitit të Ri, kujtdo qoftë ajo mbetet simboli i gwzimit tw fundvitit...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›