Benitez Inter do te shkruaje historine
Botërori
Në prag të finales së Botërorit të Klubeve, ku Interi do të luajë me Mazemben, trajneri Rafa Benitez ka vlerësuar kundërshtarët. Ai deklaroi: “Ata kanë një skuadër mjaft të fortë fizikisht dhe me elementë cilësorë”. Benitez kërkon ta mbyllë vitin 2010 me fitore dhe me trofeun e dytë pas Superkupës së Italisë. Më tej, drejtuesi i stolit zikaltër tha: “Duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Kjo është një sfidë e rëndësishme, historike për Interin dhe për futbollin në përgjithësi”. Tekniku ka shprehur edhe keqardhje për mungesën e Uesli Shnajder në finale.