Prezantohet trajneri i ri i Shkumbinit

Prezantohet trajneri i ri i ekipit të Shkumbinit. Agim Canaj është prezantuar ditën e sotme në ambjentet e klubit të Shkumbinit nga presidenti i ekipit zoti Ylli Ndroqi.
Në fjalën e tij zoti Ylli Ndroqi ka theksuar se me trajnerin Canaj ekipi do të arrijë objektivat e tij. "Kërkoj maksimumin nga ekipi, dhe lojtarët duhet të bëjnë maksimumin në ndeshjen e radhës" theksoi më tej Ndroqi.
Më herët trajneri i ri i Shkumbinit Agim Canaj ka nënshkruar kontratën 1-vjeçare me presidentin e ekipit të Peqinit, Ylli Ndroqi. Canaj ka qenë trajneri i Dinamos dhe Vllaznisë. Ai zëvendëson ish-trajnerin Mirel Josa i cili u shkarkua pasi nuk përmbushi objektivat e ekipit.