Obama takon udhëheqësit e Lindjes së Mesme
Presidenti amerikan Barak Obama ka filluar një seri të mirë koreografuar takimesh me udhëheqës të Lindjes së Mesme në prag të rifillimi të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelitëve dhe palestinezëve ditën e enjte.
Ai ka zhvilluar takime të veçanta me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentin palestinez Mahmud Abaz, të pasuara edhe nga takime me udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë.
Autoriteteti Palestinez po zhvillon një nga operacionet më të mëdha të sigurisë kundër rivalit të vetë Hamas, pasi krahu i armatosur i Hamasit vrarë katër hebrenjë në Bregun Perëndimor.
Sulmi ndodh në prag të rifillimit të shumëpritur të bisedimeve direkte mes Izraelit dhe palestinezve në Uashington.
Izraeli është kundërpërgjigjur duke bllokuar pjesë të Bregut Perëndimor.
Qindra vetë kanë marrë pjesë në ceremonitë e varrimit të të vrarëve, duke kërkuar hakmarrje.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, u ka kërkuar atyre të tregojnë vetëpërmbajtje.
Udhëheqësit izraelit dhe palestinez në Uashington kanë thënë se dhuna nuk do të nxjerrë nga binarët, bisedimet mes tyre.