Sparks: Projektrezoluta serbe kthim prapa për perspektivën e saj

Projektrezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka depozituar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është kthim prapa për perspektivën e saj evropiane. Kwshtu wshtw shprehur ambasadori britanik në Kosovë, Andy Sparkes pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Këshillit Britanik. Sipas tij kjo rezolutë për Britaninë e Madhe, mbetet e papranueshme pasi për ta Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet i tillë.
"Ne i kemi kërkuar Serbisë që të tërheqë këtë rezolutë dhe të vijmë te një tekst i cili do të ishte neutral dhe i cili do të hapte rrugën për atë që ne duam, pra bisedime konstruktive mes Serbisë dhe Kosovës, si shtete fqinje të pavarura, për shumë çështje të cilat do të ishin në interes të përbashkët. Ne presim që të dy shtetet të kenë perspektivë evropiane", theksoi Sparkes.