E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet udhëzuesi për hartimin e planit vjetor të punës për KKSB

Ministria e Punëve të Brendshme, prezantoi sot udhëzuesin për hartimin e planit vjetor të punës për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB). Udhëzuesi shpjegon procesin se si Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi duhet të përgatisin projektet që ndërlidhen me sigurinë në bashkësi.

Kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës u ftuan nga Ministria e Brendshme të shohin procesin se si KKSB-të duhet të merren me hartimin e planeve të tyre vjetore të punës. Udhëzuesi duhet të shndërrohet në një bashkëpunim më të mirë në mes të Policisë së Kosovës, ekipeve vepruese për siguri në bashkësi dje udhëheqësit e komuniteteve lokale.

Zëvendësministri, Izmi Zeka tha se funksionimi i departamentit të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi plotëson një nga standardet, që nevojiten për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, raporton rtk.

“Duket një shtyllë e vogël megjithatë, qel rrugë, se është një prej standardeve që ne jo që duhet të plotësojmë që ky është interes i Kosovës , siguria ,stabiliteti dhe komunikimin në mes institucioneve nëpër komuna qoftë në nivel qendror, është një prej standardeve që ne duhet ta plotësojmë edhe për kyçjen e vendit në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar”, theksoi ai.

Fitim Tahiri nga Ministria e Punëve të Brendshme tha se Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi janë një koncept i ri për Kosovën, por që e bëjnë qytetarin aktiv në politikat hartuese të sigurisë në përgjithësi. Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe zëvendësambasadorja e OSBE-së në Kosovë, Paivi Mikander. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›