Prezantojnë “gjysmën e albumit”

Në koncertin e mbajtur në qytetin Asheville, të Kalorinës Veriore (SHBA), grupi The Killers interpretoi vetëm katër këngë të reja, që janë pjesë e albumit të paralajmëruar “Battle Born” (Lindja e Betejës), i cli u quajt kështu në bazë të mbishkrimit që ndodhet në flamurin e shtetit federal amerikan Nebraska, prej nga grupi edhe ka prejardhjen.
Përveç hiteve klasike si “Somebody Told Me” (Dikush më Tha) dhe “Mr. Brightside”, dhe singlit të sapo publikuar “Runaways” (Arratisjet), grupi The Killers interpretoi edhe tri këngët e reja "Rising Tide" (Batica në Rritje), "Miss Atomic Bomb" (Zonjusha Bombë Atomike) dhe "Flesh And Bone" (Mishi dhe Eshtrat).
Ndryshe, ishte ky koncerti i parë i grupit që nga nëntori i vitit të kaluar.
Albumi i ri i grupit The Killers, “Battle Born”, do të dalë në shitje më 18 shtator, në Islandë.