Prezantojnë prodhimin vendor

Për dhjetë vjet, Skena UP ka shfaqur filmat e shkurtë nga Fakulteti i Arteve –Prishtinë. Filmat e selektuar do të vlerësohen nga juria kombëtare dhe do të shfaqen para publikut më 8 dhjetor në Kinemanë ABC 1.
Skena UP përkrah më shumë besim regjisorët e rinj, dhe festivali s’do të kishte kuptim pa filmat kombëtar. Sivjet Skena UP do të shfaqë disa filma nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Filmat që do të shfaqen janë: ‘Welcome Back’, ‘Rubikoni’, ‘Rrugëtimi’, ‘Në mes dy zjarresh’, ‘Nepërka’ të gjithë të Fakultetit të Arteve, Kosovë, pastaj ‘Kur vdekja kthen rrugë’ dhe ‘Pasioni’ nga Akademia e Arteve, Shqipëri si dhe ‘Mes Parajsës dhe Ferrit’ nga ESRA Shkup, Maqedoni.
Selektimi i filmave kombëtarë bëhet nga profesorët e fakultetit.
“Çka është SKENA UP pa programin tonë special? Programi ynë i njohur përbëhet nga filma interesant, inovativ, provokativ, inspirues dhe vijnë nga vende të ndryshme të botës. Filmat nga Amerika, Kina, Gjermania janë shfaqur në festivale tjera prestigjioze dhe këtë vit vijnë në programin tonë special për këtë ngjarje fantastike”, thuhet në një njoftim të dërguar nga organizatorët e festivalit.