E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierliga, më e forta

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Premierliga mbetet liga kryesore në futbollin evropian.

Gjiganti londinez u kualifikua për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për sezonin e 13-të me radhë, duke iu bashkuar Manchester Unitedit që po ashtu siguroi kalimin tutje. Kampioni Manchester City është eliminuar kurse Chelsea është pranë përshëndetjes. Megjithatë, Wenger ka lavdëruar fuqinë e Premierligës.

“Prapë mendoj se Anglia është më e fuqishmja, sepse në Angli nëse e duan një futbollist, e marrin. Përderisa ndodh kjo, Premierliga do të jetë më e fuqishmja në Evropë”, deklaroi Wenger për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›