E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentim vrasje për tifozët e Romës

Dy huliganë italianë që besohet se janë tifozë të Romës janë akuzuar për tentim vrasje pas sulmit ndaj një grupi të përkrahësve të Tottenhamit, para duelit të skuadrës londineze kundër Lazios të enjten, kanë njoftuar mediat italiane.

Dhjetë tifozë të Tottenhamit përfunduan në spital pas lëndimeve që pësuan si rezultat i sulmit ndaj tyre. Një tifoz i identifikuar si Ashley Milles, 25 vjeç nga Brentwood, Essex, ka mbetur gjatë natës së spital pas lëndimeve të rënda në qafë.

Fillimisht dyshohet se sulmuesit ishin tifozë të Lazios, por më pas u përshkruan si përkrahës të skuadrës rivale të kryeqytetit, Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›