E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantuesi qe shokon Britanine e Madhe

Xhimi Savil, me fytyrën e tij karakteristike ishte kthyer në një personazh familjar për breza të tërë anglezësh. I njohur për emisionet e tij muzikore në rrjetin e BBC-së, dhe për 20 vjet me radhë prezantues i hit parade, në periudhën 1964 – 1984, ku muzika britanike pop ishte në kulm të suksesit, ai ishte një nga emrat më të njohur. Një personash i respektuar dhe shumë popullor deri në vitin 2011 kur dhe ndërroi jetë në moshën 85 vjecare. Tashëm ai është kthyer sërish në qendër të vëmendjes por për një cështje që ka shokuar Britaninë e Madhe. Duke përfituar nga fama e tij ai ka abuzuar gjatë jetës me dhjetëra minorene. Cështja është publikuar me anë të një dokumentari në një rrjet privat televiziv, ku tregohet ajo që i ka ndodhur pesë femrave, të cilët prezantuesi i ka përdhunuar në zyrat e tij në BBC. Një cështje kjo që ka detyruar dhe Skotland Jard të hapë hetimet për të zbuluar nëse dikush ka mbuluar krimet e Savill. Pas publikimit të dokumentarit kanë qenë shumë denoncimet nga vajza të tjera. Numri i abuzimeve mund të arrijë në 30, dhe bëhet fjalë për vajza që në atë kohë i përkisnin moshave 13 deri në 16 vjec. Rasti është shumë delikat, fakt është dhe ndërhyrja e kryeministrit britanik Dejvid Kamerun. Ai e ka cilësuar si një ngjarje shumë shqetësuese. Sipas tij vetë BBC dhe policia duhet të shpjegojnë se nëse këto abuzime kanë ndodhur, si kanë ndodhur dhe pse nuk janë zbuluar, pasi të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë që u takon. Edhe familja e prezantuesit kanë zhvendosur lapidarin e vendosur mbi varrin e tij, pa dashur të shpjegojnë arsyet apo të komentojnë ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›