E Diel, 1 Nëntor 2026

Priftanji: Të mos bojkotohet mësimi, nuk është zgjidhja

Thirrja

Dekani i fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, tha dje se shumë prej problemeve të evidentuara prej studentëve janë drejt zgjidhjes, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e tyre për të mos  bojkotuar mësimin. “Në frymën e këtij bashkëpunimi këshilli i fakultetit shprehet kundër veprimeve ekstreme dhe bojkotit të mësimit ndaj një grupi studentësh duke theksuar se kjo nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve. Këshilli i Fakultetit nënvizon se kërkesat e tyre duhet të kanalizohen nëpërmjet këshillit studentor, përfaqësues ligjor e i zgjedhur i studentëve. U bëj thirrje studentëve se për gjithë këto shqetësime të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë në takimet me strukturat drejtuese dhe akademiko-shkencore të fakultetit të mjekësisë dhe këshillave studentore”, tha Priftanji.

Studentët e fakultetit të Mjekësisë dy javët e fundit nuk hyjnë në auditoret e fakultetit. Ata kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të nisin grevën e urisë ditën e hënë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›