E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Akuzat, qesharake;në Turqi për arsye shëndetësore

 Madje, Prifti i vlerësoi si qesharake deklaratat e Ps-së, sipas të cilave uji në tre HEC-et nuk është derdhur për të bërë biznes me energjinë. “Të mendosh se e kemi ruajtur ujin në Kaskadën e Drinit, për të bërë biznes është qesharake. Më 26 dhjetor kam dalë në një konferencë ku kam folur për situatën e renduar. Rregullorja për menaxhimin e Kaskadës së Drinit u zbatua me përpikmëri”, tha Prifti të dielën pasdite. Ministri në fjalë akuzoi deputetët e opozitës dhe kreun e saj, për shpifje, duke theksuar se në Turqia kishte udhëtuar për arsye shëndetësore familjare. “Kam qenë disa herë në Turqi gjatë muajit dhjetor me leje të kryeministrit dhe kam lëshuar urdhëra të posaçëm për të menaxhuar situatën. Edhe sot babai im ndodhet në Turqi sepse ka kryer një nderhyrje kirurgjikale. Unë nuk kam moralin e Edi Ramës të braktis familjen në mënyrën si e ka braktisur ai. Kam qenë dëshmitar personal kur Meta i tha Ramës, duhet të takosh femijën tënd. I ka thënë Meta se nëse nuk do takosh djalin tënd nuk do të jesh kandidat i PS-së për Bashkinë e Tiranës. Nuk mund të më akuzojë mua njeri për gjëra të tilla. Po ju them se edhe Braçes, që e kam ndihmuar jashte mase, nuk dëshiroj të hyj në çështjet familjare ndaj asnjërit, nëse do më bjerë në qafë do bëj publike se pse nusja e Braçes, në atë kohë sekretarja e Metës dhe vartesja ime, u largua nga puna. Nuk ka më tolerim me këta njerëz që vetëm shpifin, që pengojnë integrimin.  Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe besoj se e vërteta do të dalë shumë shpejt”, sqaroi Prifti në një konferencë për shtyp.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›