Abas: Të ndërpritet kolonizimi nga Izraeli
"Izraeli duhet të pranojë ndërprerjen e plotë të kolonizimit (...) ose SHBA-ja duhet të deklarojë fundin e lojës në çështjen e përcaktimit të kufijve, të refugjatëve palestinezë dhe çështjeve të tjera të cilat janë në zemër të një rregulli të përhershëm të konfliktit'', konfirmoi Abbas në një komunikatë zyrtare. Ai theksoi se ''vendet arabe dhe palestineze kanë si qëllim të paraqesin qëndrim të unifikuar me SHBA-në në lidhje me këto dy alternativa''. Pavarësisht presioneve amerikane, Abbas refuzoi që prej disa muajsh fillimin e bisedimeve për paqe me Izraelin, ndërprerë që prej ofensivës ushtarake të Izraelit kundër Rripit të Gazës vitin e kaluar. Për rifillimin e negociatave, ai i kërkoi Izraelit t'i jepte fund programit të kolonizmit në Cisjordani dhe në pjesën lindore të Jerusalemit.