Supervjedhësi

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G.P, banues në lagjen “Misto Mame” në Tiranë.
Ai u ndalua dje nga policia e Korçës pas denoncimit të bërë nga një shtetas, i cili deklaronte se i është vjedhur në banesë biçikleta dhe një aparat dixhital HD. Policia nisi menjëherë hetimet dhe bëri të mundur identifikimin e autorit.
Gjatë hetimeve, rezultoi se 13 vjeçari, kishte kryer edhe tetë vjedhje të tjera në Korçë, kryesisht në banesa. Gjithashtu, ai akuzohet për vjedhje të disa kasetofonave të automjeteve, kompjutera laptop, 30 mijë lekë të reja, bagëti, etj. Policia po vazhdon hetimet, pasi vjedhjet e zbuluara janë vetëm për Korçën, ndërsa minoreni dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në Tiranë.
Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 biçikleta, 2 kasetofona dhe 1 aparat dixhital HD. Autori do ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur. Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klajdi Beqiri 24-vjeç, banues në lagjen nr 4 Korçë, pasi strehonte në banesën e tij 13 vjeçarin G.P si dhe kish dijeni për vjedhjet që kryente ky person. /Start/
2012-05-10 10:01