Prifti: Bursa e Tiranës hapet brenda dy viteve
19/09/2009 Ministri i ri i Ekonomisë takon presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë
Bursa e Tiranës do të hapet brenda dy viteve të para të mandatit të qeverisë “Berisha 2”. Ka qenë ministri i ri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili shpalli dy sfidat e tij në ditën e parë të punës. Një prej tyre është hapja e bursës së Tiranës dhe kthimi i Agjencisë së Investimeve të Huaja në një shërbim me një sportel për investitorët e huaj. Deklarata është bërë gjatë një takimi pune që ministri Prifti pati me presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filip Bei. Bashkëpunimi me këtë organizatë, sipas Priftit, ka qenë mjaft i frytshëm dhe ka pasur në qendër forcimin e marrëdhënieve të biznesit me instancat drejtuese në qeverinë.
Bursa e Tiranës
Ministri i Ekonomisë ka bërë të ditur programin e dikasterit që ai do të drejtojë gjatë këtij mandati. Reforma strukturore në sektorin e ekonomisë për t’ia bërë më të lehtë jetën biznesit është një nga objektivat e para. “’Albinvest’ nga një Agjenci për promovimin e biznesit do të kthehet në një Agjenci One Stop Shop në shërbim të investitorëve të huaj. ‘Albinvest’ do të kthehet në një sportel të vetëm për të gjitha problemet që nga marrja e lejes e deri tek çdo autorizim i mundshëm që do të ketë nevojë biznesi huaj. Jo vetëm kaq, por brenda dy viteve pritet që të hapet për herë të parë bursa e Tiranës, e cila do t’i vijë mjaft në ndihmë biznesit vendas dhe atij të huaj, si dhe do t’i japë vlerë investimeve të kryera”, - tha Dritan Prifti. Bursa e Tiranës ka nisur punë në vitin 1996. Ajo ka funksionuar si departament pranë Bankës së Shqipërisë, më pas u organizua si treg i drejtuar nga porosia dhe aktiviteti i saj bazë që konsistonte në tregtimin sekondar të Bonove të Thesarit dhe të 5 obligacioneve qeveritare. Më 1 korrik të vitit 2002, bursa e Tiranës u shkëput nga Banka e Shqipërisë dhe vazhdoi funksionimin e saj si shoqëri aksionere.
Takimi
Z. Bay i kërkoi ministrit të Ekonomisë më shumë mundësi për dialog konstruktiv dhe ka marrë prej tij premtimin se për çdo çështje të rëndësishme që do të ketë biznesi dhe në veçanti Dhoma Amerikane e Tregtisë ai do të gjejë kohën për të organizuar një takim brenda 24 orëve. “Është e pamundur që të hapim 160 mijë vende pune, apo rritje dyshifrore siç e parashikojmë në fund të këtij mandati, në qoftë se nuk do të kemi mbështetjen e biznesit vendas dhe të huaj. Nëse do të ketë një kërkesë për takim, brenda 24 orëve ministri i Ekonomisë do t’i ofrojë takim biznesit. Ky lloj dialogu, me këtë lloj shpejtësie, unë premtoj që do të jetë i vazhdueshëm për të katër vitet e kësaj qeverisjeje”, - vijoi Prifti. “Ky takim i parë me ministrin e Ekonomisë kishte rezultatet e veta konkrete. Ne e mirëpresim bashkëpunimin dhe jemi vazhdimisht të interesuar për këtë”, - tha Filip Bei, presidenti i AmCham. Ministri i Ekonomisë Prifti i ka dorëzuar drejtuesve të Dhomës Amerikane edhe një program të qeverisë duke i kërkuar biznesit të monitorojë realizimin e tij.
Kërkesat
Drejtorja ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filloreta Luli Faber, ka theksuar çështjen e funksionimit të Këshillit Konsultativ të biznesit që funksionin në Ministrinë e Ekonomisë dhe që duhet të tërheqë opinion e biznesit për çështje që kalojnë nëpërmjet tij. Drejtuesit e Dhomës Amerikane kanë shprehur shqetësimin se vazhdimisht kalojnë për diskutim në Këshillin Konsultativ çështje për të cilat biznesi informohet vetëm dy ditët e fundit dhe formalisht. Më keq akoma dhe për çështje, të cilat ka pasur komente të forta nga biznesi duket se ligji nuk i reflekton dhe ato kalojnë në qeveri pa i marrë parasysh. Në shërbim të forcimit të dialogut konstruktiv dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend zonja Faber ka përmendur faktin se duhet që Unioni i Dhomave të Tregtisë, që përmbledh të gjitha organizatat e biznesit, të kryejë më mirë detyrën e tij që i shërben klimës së investimeve në vend, mbrojtjen e interesave të biznesit dhe prezantimin e potencialit ekonomik të vendit brenda dhe jashtë vendit.