E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e mjeteve, ankohen për mungesën e sinjalistikës

19/09/2009  Policia vendos 1620 gjoba. Shoferët: Nuk është e ligjshme

Rrugorët kanë pezulluar edhe 8 leje drejtimi

Efektivat e Policisë Rrugore kanë vazhduar edhe dje me intensitet të lartë, realizmin e planit për uljen e numrit të aksidenteve në rrugët e kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë zbatimit të planit në teren, rrugorët por edhe punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, dje kanë vënë në total 1620 gjoba për kundërvajtësit e automjeteve, të cilat kapin shifrën financiare prej 1.70 9200 lekë. Ndërkohë që rrugorët kanë pezulluar edhe 8 leje drejtimi. Ata që po e vuajnë më shumë, makthin e kësaj gjendjeje, janë drejtuesit e automjeteve, të cilët kritikojnë planin veprues të Policisë Rrugore. Pretendimeve të policisë se drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë sinjalistikën rrugore, ata i përgjigjen në një mënyrë tjetër ku sipas tyre policia duhet të plotësojë të gjitha rrugët me sinjalistikën përkatëse, pastaj të hidhet në teren për të zbatuar planet për parandalimin e aksidenteve. Drejtuesit e mjeteve pohojnë se shumica e gjobave të vëna nga efektivët e Policisë Rrugore, janë të kundërligjshme, pasi shenjat e sinjalistikës në rrugët, kryqëzimet e vende të tjera, janë mbuluar nga reklamat, pemët ose janë thyer nga persona të ndryshëm. Nisur nga kjo situatë shoferët tregojnë se ata nuk mund ta kuptojnë se në cilën rrugë janë, kundërvajtje dhe në cilën jo. Ndërkohë me gjithë problemet që kanë rrugët e kryeqytetit, punonjësit e Policisë Rrugore shprehen të bindur për vazhdimësinë e mëtejshme të këtij plani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›