Prifti: Do të kemi propozime konkrete për krizën në qeverinë e re
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të ditur sot se kjo forcë politike po punon për të përmirësuar programin e saj anti-krizë dhe se programi do të ketë propozime konkrete. Kështu është shprehur nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti në një deklaratë për shtyp.
"Ne do të kemi dhe propozime konkrete për buxhetin e vitit të ri qeverisës 2010, pavarësisht se ai tashmë ka filluar të përpunohet në Ministrinë e Financave dhe ministri të tjera, por me krijimin e qeverisë së re ne do fillojmë të kontribuojmë për të futur në këtë buxhet disa elementë të nevojshëm që ka LSI-ja në programin e saj" është shprehur Prifti. Ai shtoi se sektorët energjetik dhe bujqësia janë dy shtyllat kryesore, ku rritja e kredisë mund të ketë ndikim të menjëhershëm për zbutjen e krizës dhe tejkalimin e kësaj krize.
Gjithashtu, Prifti tha se janë afro 100 koncesione të ndryshme për hidrocentrale , dhe ka filluar ndërtimi i dy apo i tre prej tyre. "Pra ka një nivel shumë të ulët të investimeve në këtë sektor dhe krijimi i këtij fondi garancie bankare për këtë sektor do të nxisë investimet në këtë fushë", vijon deklarata.