Vizat, qeveria miraton plan veprimin për dialogun
Komiteti Ndërministror i Integrimit (KNI) nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha miratoi të mërkurën plan veprimin për dialogun e liberalizimit të vizave, nga i cili do të nxirret raporti përfundimtar mbi çështjet që mbeten për t'u plotësuar nga Udhërrëfyesi.
Në fjalën e tij Kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar problemin e heqjes së vizave si kryesor për qytetarët shqiptarë, tha se ky është një proces të cilin ata, si banorët më të lashtë të kontinentit, duhet ta fitojnë sa më shpejt të jetë e mundur. "Predispozita është reale nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare. Kërkesat që shtrohen janë të drejta e të arësyeshme dhe ne na takon t'i plotësojmë ato me seriozitetin më të madh", u shpreh Kryeministri. Sipas tij, ky problem ka të bëjë me sigurinë dhe garancitë që Shqipëria i jep vendeve anëtare të BE-së, që ajo nuk është eksportuese e krimit, por e sigurisë.
Kreu i Qeverisë theksoi se tashmë që mandati u bë realitet dhe ne duhet të bëjmë realitet premtimin tonë, që gjatë vitit të parë të këtij mandati ne duhet të garantojmë këtë proces shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.
Berisha vlerësoi se përfitimi më i madh në procesin e integrimit është liberalizimi i vizave. Por, shtoi ai duhet të jemi realist se ky proces kërkon punë të madhe dhe reforma të thella, të cilat ne po i bëjmë.