Stam-Berishës: Suedia do të përkrah Shqipërinë në rrugën e integrimit

E ngarkuara me punë e Mbretërisë Suedeze në Tiranë, zonja Elizabeth Stam është shprehur në një takim me kryeministrin Berisha se Suedia do të përkrah Shqipërinë në të gjitha përpjekjet për hapat e mëtejshme në rrugën e integrimit europian.
BE dhe Presidenca Suedeze do të vazhdojë të mbeshtesë fuqishëm perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor çka u rikonfirmua edhe një herë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të jashtëm të BE-së, të mbajtur dy ditë më parë në Bruksel, - u shpreh zonja Stam. Ndërsa kryeministri Berisha ka falenderuar zonjën Stam për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë për integrimin në BE dhe duke shprehur edhe një herë bindjen e thellë të qeverisë shqiptare se ky duhet të jetë një proces i bazuar krejtësisht në performancën individuale. Kryeministri Berisha i bëri me dije zonjës Stam gjithashtu masat dhe reformat e rëndësishme të qeverisë shqiptare edhe përsa i përket liberalizimit të vizave për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptare në hapësirat europiane.