Qesarakë, lojë me zjarrin, kopshti privat në flakë
TIRANË- Zjarri i ndezur për lojë ka rrezikuar jetën e fëmijëve të kopshtit privat dhe të disa banorëve në rrugën 'Mahmut Allushi' në lagjen Qesarakë. Banorët kanë parë të dalë flakë dhe tym nga oborri i kopshtit dhe kanë lajmëruar zjarrfikëset për ndihmë. Për shkak të erës zjarri-lojë u përhap me shpejtësi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Siç kanë treguar në polici, pronarët e kopshtit, fëmijët po bënin një lojë kur disa objekte në oborr kanë marrë flakë. Ata vetë dhe banorët të alarmuar kanë dalë me kova dhe zorra uji për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të shuar ato. Forcat zjarrfikëse shuan flakët në kohë ndërsa policia po heton më tej për ngjarjen.