Prifti: Importi i energjisë atribut i OSSH, jo i qeverisë
Ministri i Energjetikës Dritan Prifti ka pranuar gjendjen e kënaqshme hidrike në vend, çka i ka hapur rrugën ekportit të energjisë jashtë vendit. Në daljen e përjavshme para mediave, Prifti tha se Korporata Elektroenergjetike ka hapur një tender për shitjen e energjisë. Eksporti i energjisë elektrike sipas KESH-it do të vazhdojë të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm. Falë shitjes jashtë vendit në arkën e korporates pritet të shtohen rreth 6 milionë euro në muaj. Gjatë një interviste për Televizionin Klan Drejtori i Korporatës tha se këto të ardhura po përdoren për shlyerjen e borxheve që dy vitet e fundit kanë shkuar në rreth 200 milionë euro.
Niveli i borxheve që rëndon mbi koston, ka detyruar KESH-in të aplikojë pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit me 0,9 lekë për kilovat/orë, gjë e cila është mbështetur nga Ministri Prifti.
Në përgjigje të akuzave të opozitës për blerjen e energjisë Prifti tha se qeveria nuk do të shpenzojeë asnjë qindarkë për blerjen e energjisë, me privatizimin e OSSH-së kjo detyrë sipas ministrit i takon kompanisë CEZ.