Kryeministri Berisha viziton Panairin e Librit
Përpos angazhimeve të tjera, Kryeministri Berisha të shtunën paradite ka gjetur kohën për të vizituar Panairin e 12-të të Librit. Duke u ndalur pothuajse në të gjitha stendat e shtëpive botuese, kreu i ekzekutivit nuk ka ngurruar të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash për të pasuruar bibliotekën personale me botimet më të reja në treg.
Berisha ka premtuar mbështetjen e pakursyer të qeverisë siç u shpreh ai për botuesit. Kryeministri për herë të parë ka zbuluar një anë të panjohur të jetës së tij rinore, pasionin për poezinë, madje dhe tentativat e tij për të hedhur në letër vargje të këtij zhanri.
Mes botuesve, shkrimtarëve dhe vizituesve të shumtë të Panairit të Librit u vu re këtë paradite të shtune dhe prania e ish-Presidentit Alfred Moisiu, i cili vjen në këtë edicion të 12-të si autori i dorëshkrimit “Mes Nanos dhe Berishës”. Por ndërsa ka patur kurajon të hedhë në letër marrëdhëniet e tij të fshehta me ish-kryeministrin dhe kryeministrin aktual, ish- kreu i shtetit nuk ka arritur ta gjejë këtë kurajo për t’i dhënë dorën drejt për drejt, një prej personazheve kryesorë të librit të tij, kreut të maxhorancës Berisha. Moisiu i është shmangur kësaj përballje duke qendruar pas stendave në pritje të, largimit të Kryeministrit Berisha.
Edicioni i sivjetëm i Panairit mbarëshqiptar të librit do të vijojë të jetë i hapur edhe gjatë ditës së nesërme, kur do të zhvillohet dhe ceremonia e mbylljes me një sërë promovimesh dhe konferencash për shtyp.