E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një person në gjëndje të rëndë e përplas makina

TIRANË- Një 75-vjecar ka mbetur i plagosur, si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën 5 maj në kryeqytet.

Mësohet se personi i aksidentuar është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të automjetiti, i cili është larguar duke e lënë të plagosurin në vend.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e personit i cili drejtonte automjetin. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›