Shtohen alergjite mjeket rekomandojne vaksinen

Ditët e fundit është shtuar fluksi i pacientëve që vuajnë nga alergjitë. Mjekët thonë se në këtë sezon ato shtohen, si pasojë e disa faktorëve, ndërkohë që rekomandojnë në rast të shfaqjes së simptomave, vaksinën e cila është e efektshme, por kryerjen e provave të alergjisë të cilat sipas mjekëve janë 100 % të sigurta.
"Është periudha e fillimit të pranverës dhe në këtë periudhë të pranverës kemi sezonin e hershëm polenik, që ka të bëjë me polenizimin e pemëve, kryesish të pemëve të larta. Simptomat kryesore në këtë periudhë janë rrufa, kryesisht me bllokim hundësh, me të tështitura, me të kruara të theksuara të hundëve, me të kruara të qiellzës, me kollë të thatë mbytëse. Provat nëse bëhen janë të besueshme për gjithë jetën", tha Mehmet Hoxha, mjek alergolog.
Por shqiptarët nuk vuajnë vetëm nga alergjitë e lëkurës. Mjekët alergologë, thonë se kanë një numër të konsiderueshëm pacientësh, që vuajnë edhe nga alergjitë në rrugët e frymarrjes, që shkaktohen nga pluhurat.
"Janë pluhurat e shtëpisë që janë shkaktari kryesor i alergjisë në vendin tonë dhe në gjithë vendet e Mesdheut, ato para 10 vjetëve kanë kapur 69-70 për qind të sëmundshmërisë alergjike në vendin tonë dhe polenet e pemëve dhe sezoni i madh i barishteve të ulëta që nis nga fillim i prillit, përsëri vazhdojnë të jenë në shifra 16-20 për qind në Shqipëri", tha Hoxha.
Provat e alergjisë thonë mjekët bëhet për cdo grupmoshë. Simptomat sipas tyre duhet të trajtohen në vecanti tek pacientët, që kanë edhe patologji të tjera, pasi ato mund të rëndojnë organizmin.
Edlira Sulejmani