Prifti: Meta nuk e kupton atë që po ndodh, pavlefshmëria e videove u kërkua nga avokatët e tij
Dritan Prifti ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës, në lidhje me rastin e tërheqjes së videos mes tij dhe Leonard Beqirit si provë.
Prifti ka thënë se këtu nuk ka asnjë komplot, siç përpiqet që ta tregojë Meta, pasi pavlefshmëritë e videove u kërkuan pikërisht nga avokatët e kreut të LSI-së.
Deputeti Prifti është shprehur se për më tepër, video mes tij dhe Beqirit nuk ka asnjë vlerë me procesin ndaj Ilir Metës.
Meta nuk është në gjëndje që të kuptojë as veprimet e avokatëve të tij. Gjykata sot zbatoi pavlefshmërinë e ekspertimit të videove, kërkesë kjo që u bë pikërisht nga avokatët e Metës. Për më tepër, video mes meje dhe Leonard Beiqirt nuk ka të bëjë me procesin e Ilir Metës dhe nuk ka asnjë vlerë për këtë proces. Meta kërkon që kjo video të merret si provë, në mënyrë që të më bëhet shantazh mua. Meta duhet të kuptojë se e ka betejën me drejtësinë, jo me mua, ka thënë Prifti gjatë një deklarimi për mediat.