E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: SKANDAL! Meta po shpëton pa u dëgjuar dëshmitarët

Ajo që ka ndodhur sot në Gjykatën e Lartë është një skandal i vërtetë. Gjykatësit kanë refuzuar që të dëgjojnë dëshminë e Dritan Priftit, dhe në vend të kësaj kanë pranuar një kërkesë të avokatëve mbrojtës për të dëgjuar fillimisht provat e tyre e për të thirrur një ekspert për verifikimin e videokasetës.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë thënë për Balkan Insight se vendimi i gjykatës është një shkelje flagrante e Kodit të Procedurës Penale, që thotë se fillimisht paraqiten provat e dëshmitarët e prokurorisë.

Në këtë mënyrë Gjykata e Lartë në Shqipëri po ndryshon krejt historinë e gjyqeve në botë, duke qenë mbrojtja ajo që dikton se si shkon gjyqi, kurse prokuroria duhet të presë thjesht vendimin.

Prokurorët thonë se vendimi i gjykatësve ka për qëllim që të parandalojë dëshmitarët e prokurorisë që të dëshmojnë përpara se gjyqi të mbyllet. Kjo do e shpëtojë Metën edhe nga gjyqi i opinionit publik, tha një burim pranë zyrës së Prokurorisë për Balkan Insight.

Meta thotë se prokuroria kontrollohet nga Prifti dhe deklaron se ai është i pafajshëm.

Në videon skandaloze Meta shfaqet qartë si një njeri që ka influencë mbi Gjykatën e Lartë.

Ai dëgjohet duke thënë se mund të ndikojë vendimet e Gjykatës për shkak se ka marrëdhënie të mira me drejtuesen e kësaj gjykate, Shpresa Becaj, pasi i ka rregulluar të bijën në ambasadë.

Më pas ai i kërkon gjykatës që të heshtë për shkak se ka frikë se zyra e prokurorit mund të nisë një hetim për të. Becaj ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje, pasi e bija e meritonte vendin e punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›