E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Ne Fierze eshte ndalur shkarkimi

Ministri i Energjitikes, Dritan Prifti ka deklaruar se situata ne liqenin e Fierzes eshte nen kontroll dhe se shkarkimi i ujit eshte ndaluar.
Ne nje konference per shtyp, Prifti i ka bere thirrje opozites qe te distancohet nga deklaratat e papergjegjshme lidhur me situaten e krijuar nga reshjet. “Ne Fierze eshte ndaluar shkarkimi i ujit. Situata eshte nen kontroll. Shqetesim ka qene vetem ulja e nivelit te Fierzes”, ka pohuar Prifti. Me tej ministri ka bere edhe nje paraqitje te situates ne liqenet e vendit, niveli i te cilave eshte rritur pas reshjeve te dendura te shiut. “Ne Fierze niveli i ujit ka rene 75 centimetra, ndersa ne kaskaden e Komanit niveli i ujit ka arritur ne 174.4 metra. Komani ka pasur nje rritje te ujit prej 92 centimetrash”, ka saktesuar Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›