Berisha ne Dajc: Jemi prane katastrofes

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar zonat e permbytura nga lumi Mat. Kreu i qeverise eshte ndalur ne komunen e Dajcit, ku ka theksuar se zona ndodhet prane nje katastrofe.
“Po menaxhojme situaten, por nuk na favorizojne kushtet atmosferike. Jemi ne prag te nje katastrofe reale. Duhet te behet urgjent evakuimi”, ka deklaruar Berisha. Ne Dajc ndodhet edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u ka bere thirrje banoreve qe te pranojne evakuimin. “Iu lutem banoreve te Dajcit qe te largohen nga banesat”, ka deklaruar kryeparlamentarja.