Prifti: Rama, monopol ne tregun e reklamave
Ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, ne emer edhe te kryetarit te Keshillit Konsultativ te Biznesit ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per krijimin e nje situate monopol ne tregun e reklamave. Ne kuader te hartimit te nje ligji per taksat vendore qe po pergatit Ministria e Financave, komuniteti i biznesit ka hartuar propozimet perkatese.
Gjate mbledhjes se radhes se keshillit, ministri Prifti tha se kryetari i Bashkise favorizon nje deri ne dy kompani duke krijuar monopol ne kete treg. Sipas tij, nuk ka nje situate te tille te ngjashme ne qytetet e tjera.
Biznesi kerkon qe tarifat e reklamave qe jane identifikuese per aktivitetin, te ulen ne nivelin 2008-es, gati 4 here me pak nga tarifat qe aplikohen aktualisht. Njekohesisht, ata kerkojne qe te kete nje cmim variabel per madhesine e tabelave reklamuese, ne ndryshim nga ligji aktual, i cili ka nje cmim tavan per nje reklame, e cila mund te jete edhe me e madhe se 12 metra katrore. Keto propozime, ministri Prifti tha se do t’i dergoje per diskutim ne ministrine e Financave, por edhe ne qeveri, per miratim.
Ndryshimet ne ligj
Prifti sqaroi se, ndryshimi i propozuar ne ligj ka te beje me tarifat qe paguhen per tabelat e reklamave, kryesisht per tabelat qe jane mbi 12 meter katror, per te cilat aktualisht cmimi nuk paguhet per cdo meter katror nese tabela i kalon 12 meter katror. Ministri vleresoi se, e rendesishme eshte qe te hartohet nje ligj, i cili te mos ndikoje ne krijimin e pozitave monopol ne treg, qe te jete sa me i ndershem per te gjithe konkurrentet, qe menyra ne hyrjes ne treg te jete sa me e thjeshte per te gjithe, dhe te jene te gjithe ne nje start te barabarte dhe ne pozita te barabarta.
Mbledhja e Keshillit Konsultativ te Biznesit vijoi me sugjerimet dhe verejtjet e anetareve te pranishem. Disa prej propozimeve ishin ato qe beri Gjergj Buxhuku, kryetar i Konfindustria. Sipas ketyre propozimeve, per tabelat mbi objektin ku zhvillohet biznesi te zbatohen taksat e vitit 2008. Nje sugjerim tjeter i bere nga Konfindustria ishte ai qe ne ligj te percaktohen qarte permasat e tabelave te identifikimit. Persa i perket cmimit te tabelave mbi 12 meter katror, Konfindustria propozon qe te kete rritje te cmimit per kete kategori, por me koeficient zbrites.
Monopol ne Tirane
Pasi degjoi propozimet e Konfindustria, Prifti tha se, ne treg sot nuk ka pozita monopol ne kete biznes, pervec bashkise se Tiranes, e cila favorizon ne menyre te padrejte nje apo dy kompani. Megjithate, ministri theksoi se, e rendesishme eshte qe te hartohet nje ligj, i cili te mos ndikoje ne krijimin e pozitave monopol. “Ne te gjithe vendin nuk di te jene nje apo dy kompani qe kane pozita monopol. Rasti i bashkise se Tiranes deri diku ekziston, sepse jane nje apo dy kompani qe favorizohen padrejtesisht nga kryetari i baskise”. Per Priftin, rendesi ka qe te bejme ligjin qe te mos ndikoje ne krijimin e pozitave monopol, qe te jete sa me i ndershem per te gjithe konkurrentet, qe menyra ne hyrjes ne treg te jete sa me e thjeshte nga te gjithe dhe te jene te gjithe ne nje start te barabarte dhe ne pozita te barabarta. “Pervec Tiranes, kur ka ndonje rast problematik, nuk di qe te kete nje treg monopol ne kete lloj biznesi. Megjithate, sugjerimet tuaja i mbajta shenim. Une do t’ia percjell ministrise se Financave dhe qeverise, sepse e kemi detyrim ligjor qe mendimin e biznesit para se te kalohet ne qeveri te diskutohet”, u shpreh ministri Prifti.
Cfare kerkohet
Biznesi kerkon qe tarifat e reklamave qe jane identifikuese per aktivitetin, te ulen ne nivelin 2008-es, gati 4 here me pak nga tarifat qe aplikohen aktualisht. Njekohesisht, ata kerkojne qe te kete nje cmim variabel per madhesine e tabelave reklamuese, ne ndryshim nga ligji aktual, i cili ka nje cmim tavan per nje reklame, e cila mund te jete edhe me e madhe se 12 metra katrore. Keto propozime, ministri Prifti tha se do t’i dergoje per diskutim ne ministrine e Financave, por edhe ne qeveri, per miratim.