Qeverine ne vitin 2009, e kap “kriza Ekonomike”
Rozeta Rapushi
Qeverise “ne diete” duket se nuk i ka ecur aspak ne nje vit te tere, me mbledhjen apo kursimin e parave. Ne deklarimet e pasurise se dorezuara ne ILDKP, rezulton se Kryeministri Sali Berisha, ministrat e kabinetit qeveritar, si dhe Presidenti Bamir Topi apo Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e kane ndjere krizen ekonomike. Kreret e shtetit dhe te gjithe anetaret e kabinetit qeveritar, kane deklaruar vetem pagat qe marrin si deputete dhe si ministra dhe disa kursime te pakta. Pa investuar ne prona apo blerje te tjera. Keshtu, Presidenti Bamir Topi ka investuar per nje proces kater vjecar, ndertimin e nje banese tre-kateshe me nje vlere prej 3.500.000 lekesh. Nderkohe qe ka deklaruar te ardhurat vjetore nga paga si president ne vleren prej 2.483.564 lekesh dhe nje kredi bankare per te shlyer, prej 1.000.000 lekesh. Po keshtu edhe Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar vetem te ardhurat dhe shperblimet e tij si kryeminister, prej 2.200.486 lekesh, 3.040 euro si dhe nje llogari bankare te shtuar prej 20.215 dhe 304.461 lekesh. Por nuk eshte e njejta gje me djalin e tij, Shkelzen Berisha, i cili ka deklaruar se ka fituar ne nje vit nga aktiviteti i tij privat ne fushen e pasurive te paluajtshme nje shume prej 200.000 eurosh dhe nga konsulenca juridike, 796.713 lekesh. Nderkohe qe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shtuar ne deklarimin e saj vjetor, nje llogari rrjedhese, 1.682.703 leke dhe 1.400.000 leke si dhe te ardhura nga paga dhe shperblimet ne vleren prej 3.114.910 lekesh. Jo mire nga situata ekonomike ka qene edhe numri dy i qeverise, zevendeskryeministri Ilir Meta njekohesisht Minister i Jashtem, i cili ka deklaruar se ne nje vit, depozitat bankare i jane pakesuar ne vleren prej 161.808 lekesh. Dobet nga kursimet shfaqet edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e cila ka deklaruar vetem te ardhurat nga paga vjetore, prej 1.385.133 lekesh. Me shume i ka ecur Ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, i cili vec te ardhurave te tij dhe te bashkeshortes nga paga dhe shperblimet, ka shtuar ne depozite 9000 euro dhe 700.000 leke. Ndersa porsa i perket Ministrit te Energjitikes, Dritan Prifti, duket se bashkeshortja e tij, Meri Prifti ka pasur me shume perfitime kete vit, se sa bashkeshorti minister. Ajo deklaron blerjen e apartamenti me siperfaqe 57m2 me nje vlere prej 8.829.750 lekesh, si dhe perfitimi i nje shume prej 500.000 euro nga shitja e aksioneve te “Fortis 2”. I mbare ky vit ka qene edhe per Ministrin e Inovacionit, Genc Pollo, qe ka deklaruar blerjen e nje Apartamenti ne fshatin turistik ne Qerret te Kavajes, me vlere 70.000 euro, shtese ne llogari bankare me 152.816.14 leke dhe 145.644.59 leke. Ndersa Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ndonese ka shtuar llogarite e tij rrjedhese me 167.941 leke, 300.000 leke dhe ka siguruar te ardhura nga qiraja e apartamentit ne vleren 10.800 euro, ka ende nje kredi bankare prej 4.116.837 lekesh dhe 251.879 eurosh per te shlyer.
Detaje
Borxhet
Eshte ende i “zhytur” ne borxhe, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Ne deklaraten e tij te pasurise, Mediu ka deklaruar se vijon te kete nje kredi prej 4.116.837 lekesh per te shlyer, dhe nje tjeter prej 251.879 eurosh.
Pasurite
Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha dhe anetareve te tij te qeverise, nuk u ka ecur aspak kete vit me pasurine, duke deklaruar vetem pagat dhe shperblimet e perfituara nga postet zyrtare.
Tabele
Bamir Topi
Per ndertim banese, 3.500.000 leke
Te ardhura nga Paga si President, 2.483.564 leke
Kredi bankare, 1.000.000 leke
Sali Berisha
Shtuar llogari bankare, ne vleren 20.215 leke, 304.461 leke
Te ardhura nga paga si kryeminister, 2.200.486 leke, dieta 3.040 euro
Shkelzen Berisha
Te ardhura nga aktiviteti privat ne fushen e pasurive te paluajtshme, 200.000 euro.
Te ardhura nga aktiviteti juridik, 796.713 leke
Jozefina Topalli
Llogari rrjedhese, 1.682.703 leke, dhe 1.400.000 leke
Te ardhura nga paga dhe shperblime, 3.114.910 leke
Ilir Meta
Pakesim depozite bankare, 161.808 leke
Majlinda Bregu
Te ardhura nga paga vjetore, 1.385.133 leke
Sokol Olldashi
Shtuar 9000 euro dhe 700.000 leke
Spiro Ksera
Te ardhurat si Minister i Punes, 480.100 leke
Bujar Nishani
Blere automjet Toyota 3.500 euro, gjendje cash 1700 euro
Te ardhura nga paga si Minister i Drejtesise, 1.672.254 leke
Ritvan Bode
Te ardhura nga paga si Minister i Financave,1.746.401 leke
Kredi per tu shlyer, per apartament, 1.772.000 leke
Genc Pollo
Apartament ne Qerret, Kavaje, blere ne vleren 70.000 euro
Shtese llogari bankare, 152.816.14 dhe 145.644.59 leke
Genc Ruli
Interesa depozite, 4.758$, 366.651 leke
Llogari rrjedhese, 444.340 leke dhe 199.244 leke
Fatmir Mediu
Llogari rrjedhese, 78.289 leke, 167.941 leke dhe shtese te gjendjes cash ne vleren 300.000 leke.
Te ardhura nga qiraja e apartamentit, 10.800 euro
Kredi bankare, 4.116.837 leke dhe 251.879 euro.
Faqe 3
Faqe 4