E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i kërkon dorëheqjen, Meta: Vetëm pas 3 vjetësh

Angazhimi i mazhorances ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte ne nivelet me maksimale. Ky eshte qendrimi qe ka mbajtur dje Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta, ne lidhje me akuzat qe i jane bere nga Partia Socialiste pas arrestimit te nje punonjesi te Ministrise se Jashtme. Ne nje prononcim per mediat, Meta ka vleresuar se ngjarje te tilla konfirmojne punen e institucioneve per te luftuar fenomenet negative. “Per rastin ne fjale, dua te pergezoj organet tona te specializuara per zbatimin e ligjit, te pershendes bashkepunimin e tyre te shkelqyer me partneret nderkombetare, e ne vecanti me ata amerikane, c’ka konfirmon edhe nje here tjeter se per kete Qeveri, toleranca zero kunder krimit dhe kunder korrupsionit eshte e pandalshme, dhe se nuk do te kursehet askush, qofte sekretar teknik, apo qofte perfaqesues i larte politik”, u shpreh Ministri i Jashtem, Meta. Kreu i LSI-se ka komentuar dhe deklaraten publike te PS-se, qe i kerkoi atij doreheqjen per rastin ne fjale. Ne lidhje me kete ceshtje, Meta u shpreh se dicka e tille mund te ndodhte vetem ne mbarim te afateve ligjore te mandatit te tij. “Doreheqjen do ta japim kur te mbaroje afati i percaktuar me Kushtetute, qe i bie edhe tre vjet te tjera, pasi kuptohet se askush nuk mund te qendroje ne nje detyre pa u rizgjedhur ne menyre demokratike”, tha ai. Nga ana tjeter, duke komentuar luften kunder krimit dhe korrupsionit, Meta u shpreh se Partia Socialiste duhet te angazhohet ne hartimin e reformave dhe ligjeve per te luftuar keto fenomene. “Me kete rast e ftojme edhe opoziten te bashkepunoje, te tregoje edhe ajo vullnetin e saj per te ecur perpara per te gjitha reformat qe e forcojne luften kunder krimit dhe korrupsionit”, tha Meta. Per ngjarjen e ndodhur me punonjesin e Ministrise se Jashtme, Almir Rrapo, dy dite me pare, ne nje njoftim zyrtar, ministria deklaroi se nga verifikimet e kryera nuk rezultonte se kishte pengesa per marrjen e tij ne pune. Ne sqarimin e ministrise theksohej se punesimi i Rrapos ishte kryer “ne perputhje me te gjitha rregullat dhe normat ligjore ne fuqi, qe kodifikojne marrjen ne pune te punonjesve ne administraten publike”. Nderkohe qe pas njoftimit per ndalimin e tij nga policia, Ministria e Jashtme konfirmoi dhe largimin nga detyra ne menyre te menjehershme.

Kosova
Kreu i diplomacise shqiptare, Ilir Meta ne prononcimin e dhene dje per mediat ka denuar dhe incidentin e ndodhur ne Mitrovice ku u plagos nje deputet serb i Parlamentit te Kosoves, Petar Miletic. Meta theksoi se qeveria shqiptare mbeshtet autoritetet e Kosoves dhe perfaqesuesit nderkombetare ne ushtrimin e funksioneve te tyre.
“Balla te tregoje pse u ndalua ne Bullgari”
Pas akuzave te deputetit Taulant Balla ne adrese te Ministrise se Jashtme dhe LSI-se ka reaguar dhe Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama. Ne nje deklarate per mediat, duke folur per nje vjetorin e koalicionit PD-LSI, Rama iu pergjigj interesit te mediave per akuzat e PS. Sipas tij, deputetit i PS-se perpara se te hedhe akuza, duhet te tregoje se perse eshte ndaluar disa vite me pare ne Bullgari nga autoritetet e ketij vendi. “Deklarata e zotit Balla eshte spekulative dhe ketu qendron padyshim edhe imoraliteti i qendrimit. Nga informacionet qe une kam, personat per te cilet flet Balla nuk kane lidhje me trafiqe dhe me situata per te cilat dhe Balla eshte ne dijeni dhe per te cilat eshte ndaluar ne Bullgari”, u shpreh Rama. Sekretari i LSI-se vleresoi se ligji do te zbatohet ne menyre te njejte per te gjithe qytetaret. “Une nuk kam asnje sensibilitet te vecante ndaj rastit per te cilin ju pyesni, sepse ai dhe cdo qytetar tjeter qe eshte vene perpara drejtesise, te ndeshkohet nga drejtesia per gjithcka ka bere”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›