E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Shqipëria vend tërheqës për investime

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti viziton Fabrikën e çimentos së kompanisë Titan ne Fushë-Krujë, një nga investimet e huaja më të rëndësishme në vend. Nga ana e tij ministri Prifti shprehu bindjen se me fillimin e punës së fabrikës së çimentos të kompanisë Titan jo vetëm që tregu shqiptar do të furnizohet më mirë, por do të rritet edhe bilanci i eksportit. Sipas tij qeveria shqiptare u jep një mbështetje tepër të madhe investimeve te huaja dhe kjo gjë e bën Shqipërinë një nga vendet me klimë më të favorshme për investitorët e huaj.
Fabrika e çimentos e cila ka përfunduar së ndërtuari fillon punimet me kapacitet të plotë vetëm pas një muaji dhe prodhimi i saj do të shitet jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e Europës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›