E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti-Urslo: Marredhenie me te forta dypaleshe

Ministri i Ekonomise Dritan Prifti priti sot ne takim Adolf Urslo, Zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik te Republikes se Italise. Dy zyrtaret i kane cilesuar lidhjet mes dy vendeve te konsoliduara. Italia ze vendin e pare si donator ne projektet e kooperimit, duke bere te mundur nderhyrje direkte ne sektore si infrastruktura, transportet, energjia, shendetesi etj. Italia vazhdon te jete gjithashtu partneri kryesor tregtar i Shqiperise: ku volumi i shkembimeve tregtare arrin ne rreth 34%. Ministri shqiptar i Ekonomise, Prifti vuri ne dukje interesin e madh te treguar mbi sektoret e energjise, ne industrine e cimentos nga bizneset italiane ne Shqiperi, duke permendur edhe projektet e medha te licencuara nga Enti Rregullator i Energjise per prodhimin e energjise nga era. Urslo shprehu besimin e plote te qeverise italiane per forcimin e bashkepunimit mes dy vendeve. Nga te dy palet u vleresua nevoja e fillimit te menjehershem te kompozimit te Komitetit te perbashket midis dy vendeve per zhvillimin ne fushen energjetike ne menyre qe te harmonizohen projektet, ne kohe sa me te shkurter. Prifti premtoi mbeshtetjen dhe gatishmerine per zgjidhjen sa me te shpejte te cfaredo problemi qe mund te kene kompanite italiane ne vendin tone. Te dy palet shprehen bindjen se kjo vizite do te forcoje akoma me shume marredheniet dhe dialogun midis dy vendeve, e bazuar kjo ne themele te forta te miqesise se hershme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›