“Punoni me shume me shendetesine”
Sonila Isaku
Shendetesia shqiptare eshte ne nivele te uleta per shkak te buxhetit te vogel qe ajo perfiton gjate nje viti. Kjo ka qene deklarata me e fundit e bere nga ambasadori amerikan ne Shqiperi, John Withers.
Deklarata
I ftuar ne publikimin e rezultateve te programit te USAIT “Pro Shendetit”, ambasadori Withers ka kerkuar qe fondet ne kete sektor te rriten dhe te shkojne ne sherbim te pacienteve. “Lufta kunder semundjeve eshte boterore dhe pergjegjesi e cdo qeverisjeje. Me keqardhje duhet te them, se Shqiperia renditet nder vendet me shpenzimet publike me te uleta per fryme ne shendetesi. Sistemi i ri qe eshte zhvilluar me programin e USAID-it ne shendetin paresor, shpresojme qe do te rrise investimet dhe shpresojme qe fondet te perdoren sic duhet dhe te prekin personat ne nevoje”, eshte shprehur ambasadori amerikan ne Shqiperi, John Withers. Sipas tij, reforma ne shendetesi eshte shume e rendesishme dhe duhet ndjekur me kujdes. Sipas ambasadorit Withers, kjo reforme eshte ne te njejtat nivele me reformen e drejtesise dhe nese nuk realizohet vetem nje nga piket, ajo mund te shkaterrohet teresisht. Nga ana tjeter, ambasadori amerikan ka kerkuar qe fondet, te cilat jepen nga SHBA dhe vendet e tjera per shendetesine, te perdoren per kete fushe.
Reforma
Sistemi i referimit do te zgjidhe nje pjese te mire te krizes ne shendetesi. Ministri i Shendetesise ka deklaruar se se shpejti do te nxjerre urdhrat per funksionimin e sistemit te referimit. “Nga deshira per te shkuar ne struktura te medha, perpiqemi te harrojme sistemin paresor. Pikerisht ketu fillon kriza e sherbimit shendetesor. Gjate gjithe kohes se drejtimit tim do te jem i fokusuar tek ekuilibrimi i tij”, eshte shprehur ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, ky sistem i ri i cili eshte mundesuar nga USAID do te mundesoje nje model te konsoliduar te kujdesit paresor. Programi i hartuar nga USAID ka per qellim rregullimin dhe futjen e elementeve te rinj ne sistemin shendetesor si ata te planifikimit dhe organizimit po dhe probleme shume te rendesishme te monitorimit edhe ne sistemin spitalor.
Paketa e sherbimeve qe perfitojne qendrat shendetesore
Kujdesi ne rastet e urgjences;
Kujdesi shendetesor per femijet;
Kujdesi shendetesor per te rriturit;
Kujdesi shendetesor per grate dhe shendeti riprodhues;
Kujdesi shendetesor per te moshuarit;
Kujdesi shendetesor mendor dhe promocioni e edukimi shendetesor