Teuta ne Durres, nuk e fal Skenderbeun
Ne stadiumin "Niko Dovana", ne ndeshjen tjeter te javes se 9-te te Superliges, Teuta e Durresit luajti me Skenderbeun dhe fitoi paster 2-0. "Djemte e detit" arriten te fitojne me dy gola te shenuar ne pjesen e dyte, nga Hodo dhe Hysa. Hodo shenoi nga nje goditje denimi dhe pasi topi u perplas ne murin korcar perfundoi ne rrjete. Goli i dyti edhe me i bukur per nga realizmi. Nje kampion i mire, i ndertuar prej Teutes dhe portieri Llapanji nuk mund te shmangte ekipin e tij nga goli, kur Hysa shenoi golin e sigurise. Teuta e drejtuar nga Mirel Josa po ben nje tjeter paraqitje pozitive ne kete edicion. Pas fitores me Skenderbeun, Teuta eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve, shume prane ekipeve te tjera qe ndodhen ne ndjekje te Dinamos. Nje nderhyrje e mundshme e bregdetareve ne merkaton e dimrit, nuk eshte cudi qe t'i rreshtoje edhe ata mes pretendenteve per titull.