Ruli: Studim për katër grupe produktesh

Ministria e Bujqësisë e ka bazuar vizionin e saj strategjik për zhvillimin e këtij sektori në 4 grupe të mëdhenj produktesh. Ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha se me mbështetjen e fondeve të dhëna nga Bashkimi Evropian po kryhen studimet përkatëse për secilin produkt dhe pas tyre do të jenë këto produkte në themelin e mbështetjes financiare nga shteti.
“Ne po kryejmë që sot disa studime sektoriale të fokusuara kryesisht në produket që ne do t’i quajmë strategjike për të mbështetur bujqësinë tonë. Si të tilla ne kemi përzgjedhur 4 grupe, frutat, perimet, bylmetin dhe mishin. Në këto 4 grupe produktesh do të fokusohet në mënyrë pothuajse tërësore dhe mbështetja dhe ndihma që do të japë shteti nëpërmjet skemave të ndryshme të mbështetjes” tha Ruli.
Ndërkohë sipas zotit Ruli paralel me studimet po mbështeten fermerët dhe agrobiznesi me kredi të buta. Ai ftoi sipërmarrësit të aplikojnë për këto kredi. “Po mirëpresim të kemi aplikime të para të kredive të cilat do të lehtësohen dhe do të mundësohen nëpërmjet përdorimit të grantit garantues nga ana e Agjencisë së pagesave” tha Ruli.
Deklarimet e tij Ruli i bëri në një konferencë të organizuar nga USAID për mbështetjen e bujqësisë dhe sipërmarrjeve bujqësore për të qenë konkurente.
Adi Darsi < I mëparshmi