Topi-Sejdiu ne SHBA apel per sa me shume njohje te pavaresise

Nju Jork 24 shtator NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi pati sot nje takim te me homologun e tij Fatmir Sejdiu ne Nju Jork tw cilit i ka shprehur urimet per miratimin nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara te rezolutes per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves si nje shtet te lire sovran dhe te pavarur e cila gjithashtu i hap rruge dialogut dhe normalizimit te raporteve ndermjet Serbise dhe Kosoves.
Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme per Kosoven Serbine Ballkanin Perendimor Evropen e Bashkuar dhe Organizaten e Kombeve te Bashkuara - u shpreh Presidenti Topi dhe vuri ne dukje se ne kemi qene gjithmone dhe jemi te bindur se vullneti i qytetareve te Kosoves per pavaresi do te respektohet ashtu sic besojme tek konsolidimi i shtetit te Kosoves dhe i institucioneve demokratike e evropiane integritetit dhe te ardhmes se saj si vend anetar i OKB-se.
Ne kete kontekst kryetari i shtetit shprehu
angazhimin maksimal te shtetit shqiptar per te mbeshtetur dhe apeluar per
njohjen nga sa me shume vende te pavaresise se Kosoves si nje garanci per
bashkepunimin rajonal e me gjere fqinjesine e mire dhe integrimin evropian te
saj.
Ne vijim te takimit presidenti Topi vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve ndermjet dy vendeve tona te pasqyruar ne kembimet e vizitave te te gjitha niveleve. U theksua interesi i perbashket ne thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle.
Gjate takimit te dy bashkebiseduesit
vleresuan perkushtimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave te
perbashketa euroatlantike te cilat perbejne nje platforme te sigurt per
zgjerimin dhe konsolidimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve tona.
Nga ana e tij presidenti Sejdiu shprehu kenaqesine e ketij takimi me Topin dhe vleresoi fjalen e mbajtur nga kryetari i shtetit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ku beri thirrje per njohjen nga sa me shume vendet anetare te saj te pavaresise se Kosoves.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/politike/87-politike/31181-topi-sejdiu-ne-shba-apel-per-sa-me-shume-njohje-te-pavaresisetitleTopi-Sejdiu ne SHBA apel per sa me shume njohje te pavaresisetheme blue nickagjencianoa var JOOMLACOMMENTMSGDELETE = Are you sure you want to delete this comment var JOOMLACOMMENTMSGDELETEALL = Are you sure you want to delete all comments var JOOMLACOMMENTWRITECOMMENT = Shkruaj nje koment var JOOMLACOMMENTSENDFORM = Posto var JOOMLACOMMENTEDITCOMMENT = Edit comment var JOOMLACOMMENTEDIT = Edit var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATE = Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATECAPTCHA = Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATECAPTCHAFAILED = Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATEEMAIL = To be notified please enter your email var JOOMLACOMMENTANONYMOUS = Anonymous var JOOMLACOMMENTBEFOREAPPROVAL = Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval. var JOOMLACOMMENTREQUESTERROR = Request failed var JOOMLACOMMENTMSGNEEDREFRESH =