E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia boterore ne renie

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit FITCH ka parashikuar në rënie rritjen ekonomike botërore, pavarësisht manovrave të fundit të bankave qendrore, Rezervës federale dhe BQE. FITCH paralajmëron për kërcënime të mëdha të rimëkëmbjes në një periudhë afatshkurtër kryesisht nga masat fiskale amerikane që parashikojnë një miks të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritje të taksave. Përsa i takon Eurozonës FITCH thekson se besimi i bizneseve dhe familjeve është dobësuar ndjeshëm në muajt e fundit, kushtet e financimit mbeten të vështira dhe masat shtrënguese po e përkeqësojnë situatën në vendet periferike, ndërsa dinamika e rritjes së vendeve bazë të eurozonës po ngadalësohet. Për këtë vit sipas agjencisë pritet një rrudhje e ekonomisë me 0,5% ndërsa për 2013-ën pritet një rritje me 0,3%. Gjithashtu parashikon se ekonomia e Kontinentit të Vjetër do të ketë një rritje më të ndjeshme me 1,4%.  Por agjencia FITCH e vë theksin tek SHBA ku shkurtimet e bilancit mund ta çojnë jo vetëm këtë vend por edhe ekonominë globale në recesion. Sipas ligjit aktual rritja e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve vlejnë 600 miliardë dollarë apo 4% e PBB i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. FITCH konstaton se nëse nuk do të shmanget ky ligj, të cilin e konsideron të panevojshëm, do të ketë pasoja negative në ekonominë e vitit 2013.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›