E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthim tritoli në banesën e Admir Tafilit

Policia lokale sqaroi paraprakisht se tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Admir Tafili.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, teksa në banesë nuk ka pasur njerëz. Lënda ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët.

Admir Tafili u arrestua gjatë muajit mars të vitit 2011 në Tiranë, i dyshuar si autor i vrasjes së vëllezërve Pjetrushi në Grudë të Shkodrës. Tafili, ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga burgu në 3.10.2010, ku vuante dënimin për plagosjen e ish-shefit të Malësisë së Madhe Prele Pjetrushi, vëllezërit e të cilit dyshohet se ka ekzekutuar gjatë muajit mars./Start/

                                                                                             2012-01-22 09:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›